Kandidatura e Osmanit më 2019, Konjufca: LDK ndërtoi artificialisht një balonë, dhe e shpërtheu qëllimisht

Aktuale

Kandidatura e Osmanit më 2019, Konjufca: LDK ndërtoi artificialisht një balonë, dhe e shpërtheu qëllimisht

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, e ka quajtur ”qeveri me këmbë të qelqta”, Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo sipas Konjufcës, pasi Qeveria Hoti nuk është e gatshme të çojë proceset e rëndësishme tutje, duke përmendur rastin e seancave të shumta për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

”Kjo qeveri me këto këmbë të qelqta, nuk mund të çojë përpara procese shumë të rëndësishme politike – bile këtu do ta fusja edhe çështjen e presidentit. Meqë puna e presidentit hyn në këtë kategori meqë Kushtetuta jonë ashtu qysh e koncepton zgjedhjen e presidentit, e nënkupton sikur të jetë një pajtueshmëri e një niveli mjaft të gjerë”.

”Mirëpo tradicionalisht Kosovën e kanë marrë në qafë, ambiciet e ngushta individuale”.

”Tash – kjo është një qeveri me mazhorancë e cila nuk i plotëson as kriteret elementare për tu quajtur mazhorancë”.

”Por nëse shikoni kuantitativisht prezencën e saj në Parlamentin e Kosovës, kemi rastit e pakos për rimëkëmbje ishte mjaft evident ku u deshën 10 seanca për të kaluar një ligj të tillë – tregon që kjo qeveri, kjo mazhorancë nuk mundet ta çojë përpara as një ligj të thjeshtë e lëre më të hapë tema të tjera siç është presidenti, dialogu me Serbinë e tjera tema për Kosovën”.

”Ambiciet e ngushta e kanë marrë në qafë Kosovën, por paradoksalisht kësaj radhe ambiciet mund ta shpëtojnë Kosovën”.

”Do të jetë hera e parë që Kosovën do ta shpëtojnë ambiciet e ngushta. Në kuptimin që ka një konkurrencë shumë të madhe për president e karrige është një. Në këtë kuptim duke parë që secilit i duket vetja më president se tjetri këtyre liderëve të partive politike që i kemi në skenën tonë, atëherë bëhet e pamundshme zgjedhja e presidentit në kondikta të tilla”.

Ndërsa konsideron se populli ka më shumë urrejtje ndaj Lidhjes Demokratike, ai thotë se kjo ndodhë për shkak të vendimeve të cilat i mori në raport me Vjosa Osmanin.

”Sepse LDK-ja e ka ndërtuar artificialisht një balonë të cilin e shpërtheu qëllimisht. Pra, ishte vendosja e Vjosa Osmanit, dhe në mesazhin që lexohet në popull dhe në publik, vendosja e Vjosa Osmanit, ishte po ashtu një shenjë që sukseset e saj brenda LDK-së do të çojnë deri në kurorëzimin e saj si kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

”Isa Mustafa me pranimin e Vjosa Osmanit për kryeministre i dha shenja Kosovës se kjo do ishte pasuesja e tij. Ajo çka ndodhi pastaj me Vjosa Osmanin e me LDK-në, pra me dalë para popullin e të qeverisin me Vetëvendosjen…”

”Ajo që ndodhi me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, dhe eliminimin politik ndaj Vjosa Osmanit prej LDK-së. Dy njerëzit që më së shumti kanë marrë vota prej qytetarëve të Kosovës, u spostuan nga se kanë politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat