Haxhi Avdyli e quan Isa Mustafën zëdhënës të PDK-së

Aktuale

Haxhi Avdyli e quan Isa Mustafën zëdhënës të PDK-së

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Haxhi Avdyli dhe Isa Mustafa

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se lideri i partisë së tij Isa Mustafa është bërë një lloj zëdhënësi i PDK-së.

Ai ka thënë se Mustafa në disa intervista ka dal e ka thënë se posti i presidentit i takon PDK-së, ndërsa vet PDK-ja nuk ka thënë publikisht që i takon presidenti.

“Tash për çudi kemi situatë, ku Z. Mustafa është bërë zëdhëns i PDK-së në kuptimin e asaj se akoma nuk po dëgjojë zyrtar të PDK-së që e thonë aq publikisht që presidenti i takon PDK-së. E presidenti Mustafa në disa intervista ka thënë se posti i presidentit i takon PDK-së. Qëllimi i tij është që me çdo kusht të menjajojë zgjedhjet, e është për keqardhje. Partitë politike nuk duhet t’i frikësohen zgjedhjeve”, ka thënë Avdyli.

Ai ka thënë se është për zgjedhje të reja.

“Vetëm nëse e shikoni skenën politike, prej vitit të kaluar, jo më larg, kur krejt personat që kanë dal para qytetarëve me marrë votën, sot janë jashtë politikës, janë margjinalizuar. Albin Kurti është margjinalizuar nga parlamenti, Ramush Haradinaj është margjinalizuar me vetëdëshirë, Vjosa Mustafa është përjashtuar nga partia, Kadri Veseli është në Hagë, dhe ka mbet vetëm Fatmir Limaj prej liderëve që kanë dalë me marrë votën. Kosova ka nevojë për një ridizajnim politik, ristrukturim politik, që bëhet përmes zgjedhjeve. Duhet të kthejmë vullnetin te qytetari”, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat