Gecaj thotë se vetëm LDK është parti e mirë: Dikush e ka “mizën pas veshi”

Aktuale

Gecaj thotë se vetëm LDK është parti e mirë: Dikush e ka “mizën pas veshi”

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit Agim Veliu, ka thënë se personalisht e sheh vetëm LDK-në parti të mirë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të tjera, pa dallim, partitë tjera na imponohen si partnerë potencial, përcjell Bota sot.

Gecaj ka thënë se në anën tjetër, disa individë, të cilët “këmbë e krye” kanë hyrë në agjendë të një partie rivale, akuzojnë tjerët për të njëjtën.

Ai ka thënë se dikush në këtë mes e ka “mizën pas veshi”.

Postimi i tij i plotë:

Personalisht, vetëm LDK-në e shoh parti të mirë. Tjerat, pa dallim, i shoh si parti që, në sistemin tonë elektoral, na imponohen si partnerë potencial. Në anën tjetër, disa individë, të cilët “këmbë e krye” kanë hyrë në agjendë të një partie rivale, akuzojnë tjerët për të njëjtën. Dikush në këtë mes definitivisht e ka “mizën pas veshi”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat