Sejdiu: Një deputet merr 200 mijë euro për llafe odash

Aktuale

Sejdiu: Një deputet merr 200 mijë euro për llafe odash

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
Dardan Sejdiu

Ish deputeti Dardan Sejdiu, ka thënë se taksat tona e kanë paguar një deputet plot 200 mijë euro për 3 mandat pjesëmarrje në seanca, ndërsa që i njëjti nuk e ka as edhe një kontribut përmbajtësor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai ka fol pallavra, ka shpërnda urrejtje por as edhe një amandament nuk e ka bërë vet, përcjell Bota sot.

Sejdiu ka thënë se ai i ka marrë 200 mijë euro për llafe odash.

Postimi i tij i plotë:

Buxheti i Kosovës, apo më mirë me thënë taksat tona, kanë paguar një deputet plotë € 200,000 për 3 mandate pjesëmarrje në seanca pa e bërë i njëjti deputet as edhe një kontribut përmbajtësor!

Që të sqarohem, pallavra ka fol, hajgare ka ba, urrejtje ka shpërnda, por as edhe një amandement të vetëm, e lere më nismë ligjore se ka ba vet!

Hiq asnjë! Nothing! Nada!

Paramendojeni miq të nderuar, € 200,000 për llafe odash!

Në zgjedhjet e radhës që po vijnë është mirë edhe këso pyetje me i ba vetës para se me vendos kënd me votu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat