AAK s’përfill Zemajn, 16 persona rreth një sofre pa distancë fizike

Aktuale

AAK s’përfill Zemajn, 16 persona rreth një sofre pa distancë fizike

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
AAK

Anëtarët dhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë mbledhur mbrëmë në vendlindjen e deputetit Haxhi Shala.

Këtë e ka bërë të ditur Daut Haradinaj, i cili në një postim në Facebook tha se ky ishte një takim miqësor me rastin e festave të fundvitit.

“Një takim shumë miqësor me rastin e fundvitit. Te Kështjella e Azem Limajt, së bashku me Haxhi Shalën dhe kolegët e tjerë”, shkroi ai.

Kujtojmë që në fuqi janë masat anti-Covid-19 e ku nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë.

Me këtë rast të njëjtit bën shkelje sepse u grumbulluan më shumë se 16 njerëz pa distancë e pa mjete mbrojtëse. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat