Zyrtari i LDK ka një ftesë publike për Osmanin dhe Kurtin, pas deklaratës së Zogianit

Aktuale

Zyrtari i LDK ka një ftesë publike për Osmanin dhe Kurtin, pas deklaratës së Zogianit

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Bajram Gecaj nga LDK ka reaguar ndaj zyrtarit të VV-së, Avni Zogiani, i cili tha se Fetah Rudi po e akuzon Fatmir Limajn për atentatin ndaj ti, por që partia e tij ka bërë koalicion me të.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Zogiani nuk e ofendoi sot vetëm Rudin por të gjithë aktivistët e LDK-së të vrarë e të plagosur, familjarët e tyre, përcjell Bota sot.

Gecaj ka thënë se njerëzit e tillë nuk duhet të kenë vend në asnjë strukturë politike e publike.

Ai i ka bërë ftesë publike Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit që ta dënojnë këtë veprim të tij dhe të distancohen nga ai.

Postimi i tij i plotë:

Avni Zogiani nuk ofendoi sot vetëm Fetah Rudin, por të gjithë aktivistët e LDK-së të vrarë e të plagosur, familjarët e tyre dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi në përgjithësi. Njerëz të tillë nuk duhet të kenë vend në asnjë strukturë politike e publike. I bëj ftesë publike secilit, por në veçanti Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ta dënojnë dhe të distancohen nga ky veprim i ulët dhe i poshtër i një zyrtari të LVV-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat