Vetëvendosje reagon ndaj Qeverisë së Edi Ramës

Aktuale

Vetëvendosje reagon ndaj Qeverisë së Edi Ramës

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Albin Kurti

Erion Braçe, zëvendësi i kryeministrit Edi Rama, ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Pas kësaj ka reaguar zyrtari i VV-së, Arbër Zaimi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i vjen keq për Braçen dhe sa e di, ai nuk është ndër fajtorët në PS, përcjell Bota sot.

Zaimi ka thënë se Braçi ia ka zili VV-së, prandaj shkruan ashtu, pasi Albini fiton pa kompromis me oligarkë, media, interesa të fshehtë, Vuçiçë e Grenellë.

Ai ka thënë se e kupton inatin dhe s’ka çka t’i bëjë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Më vjen keq për Erion Braçen. Ai nuk është ndër fajtorët në PS (aq sa di unë).

Ai VETËVENDOSJE!-s ia ka zili lirinë, prandaj shkruan ashtu. Se Albini po fiton pa kompromis me oligarkë, media, interesa të fshehta, vuçiçë e grenellë. Dhe nuk po fiton me 200 veta, po me mbi 50%. Prandaj VETËVENDOSJE! dhe Albini ka lirinë të veprojë e flasë drejt.

E kuptoj inatin. S’ke çka i bën...

Edhe Braçja po të kishte lirinë besoj se do fliste ngjashëm. Mbase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat