Batusha: Nuk mbahet qeveria me pazare

Aktuale

Batusha: Nuk mbahet qeveria me pazare

Nga: M.H Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Agon Batusha

Deputeti nga radhët e VV-së, Agon Batusha përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me qeverinë aktuale në vend.

Batusha u shpreh që kjo nomenklaturë kuazi-qeveritare është ngulfatur nga shantazhet ndaj njëri tjetrit dhe pazaret politike mes veti, transmeton “Bota sot”.

Deputeti më tej thotë që zgjedhjet janë shumë afër e që fitues i tyre sipas tij do të jenë ata.

Postimi i plotë

Nuk mbahet qeveria me pazare.

Kjo nomenklaturë kuazi-qeveritare është ngulfatur nga shantazhet ndaj njëri tjetrit dhe ngritjes së pazarit politik e biznesor ndërmjet tyre.

Andaj, nuk mund të mbahet, e lëre më të qeverisë. Zgjedhjet janë më afër se asnjëherë.

Tashmë është i pandryshueshëm fakti që Zgjedhjet do të kenë një fitues, e ata jemi ne, Lëvizja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat