Kjo është mosha e pesë personave që vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

Kjo është mosha e pesë personave që vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Edhe 296 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Brenda kësaj periudhe po ashtu janë raportuar edhe pesë persona të cilët nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Me anë të një komunikate për media, IKSHPK ka bërë të ditur po ashtu edhe moshën dhe prejardhjen e viktimave.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat