Hodges: Shpresoj që Biden të përkrah dialogun Prishtinë-Beograd

Aktuale

Hodges: Shpresoj që Biden të përkrah dialogun Prishtinë-Beograd

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Ben Hodges

Ish-gjenerali komandues amerikan, Ben Hodges, ka shpresuar në përfshirjen e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, në dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë të tillë, Hodges, e ka thënë në llogarinë e tij në ‘Twitter’, teksa shpreson tutje edhe në mbështetjen e KFOR’it dhe NATO’s.

“Të gjitha palët duhet të besojnë se ka drejtësi. Shpresoj që Administrata e Bidenit të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit, me këdo që populli i Kosovës të zgjedhë si Udhëheqësin e tij, dhe të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it të NATO-s atje”, deklaroi ai.

Bidenit ka filluar t’i delegohet pushteti gradualisht, deri më janar të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat