Dhurata e veçantë që Vjosa Osmani ia dorëzoi Ilir Metës

Aktuale

Dhurata e veçantë që Vjosa Osmani ia dorëzoi Ilir Metës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Vjosa Osmani dhe Ilir Meta

Pas homazheve në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Lezhë, presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë ku u prit në një ceremoni shtetërore nga homologu i saj shqiptar Ilir Meta.

Para nisjes së takimit në Presidencë, Osmani i dorëzoi Metës një dhuratë nga gratë, viktima të dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo është një dhuratë nga gratë e Kosovës që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, por mbi të gjitha janë të mbijetuara të asaj dhune dhe sot dhimbjen e tyre e kanë shndërruar në guxim dhe shpresoj shumë që do të gjej vend për ta treguar historinë dhe dhimbjen e Kosovës edhe në zyrën tuaj.”

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Shqipëri ajo do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat