Osmani pritet në Tiranë me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta

Aktuale

Osmani pritet në Tiranë me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur sot në Tiranë për të nisur kështu vizitën treditore në Shqipëri.

Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Ilir Meta. Pas takimit kokë më kokë, do të ketë edhe një konferencë për media.

Kujtojmë se deri të premten, Osmani do të takojë të gjithë liderët shtetërorë dhe politikë të Shqipërisë.

Para mbërritjes në Tiranë, u.d. presidentja Osmani bëri homazhe te memoriali i Skënderbeut në Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat