Ehat Miftaraj: Ministri ha biftek 15 euro, gotë verë 6 euro e në Facebook poston foto të byrekut me jogurt

Aktuale

Ehat Miftaraj: Ministri ha biftek 15 euro, gotë verë 6 euro e në Facebook poston foto të byrekut me jogurt

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka komentuar drekën e një ministri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për drekë ai ha biftek special 15 euro, me një gotë verë 6 Euro, për desert një ëmbëlsirë 3 Euro, pasuar me expresso për të tretur sadopak ushqimin, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se afërsisht njëjtë ha edhe asistenti i tij dhe fatura shkon në emër të Ministrisë.

Më tej, ai ka thënë se asistenti gjatë drekës nuk bën asnjë foto dhe pas kthimit nga dreka, blen një byrek me jogurt dhe e poston në Facebook për publikun.

Postimi i tij i plotë:

Dreka e një Ministri:

Për drekë sot hëngra një biftek special 15 Euro, me një gotë verë 6 Euro, për desert një ëmbëlsirë 3 Euro, pasuar me expresso për të tretur sadopak ushqimin. Asistenti mori përafërsisht të njëjtin ushqim i cili edhe e nënshkroi faturën në emër të Ministrisë.

Asistenti gjatë drekës nuk bëri asnjë foto.

Pas kthimit nga dreka, blemë nga një byrek me jogurt, të cilat u bëmë kinse po i hamë dhe bëmë edhe një foto çasti të cilat i publikuam në Facebook për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat