Osmani nga Shqipëria: S’kam kohë të merrem me deklaratat e Mustafës – po përballem me sfidat që u krijuan për fajin e tij

Aktuale

Osmani nga Shqipëria: S’kam kohë të merrem me deklaratat e Mustafës – po përballem me sfidat që u krijuan për fajin e tij

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-shefi i tij partiak Isa Mustafa, është fajtori për ngërçet e krijuara në institucionet e vendit.

Osmani këto deklarata i dha në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, pas takimit që pati me Presidentin shqiptar Ilir Meta.

”Nuk e besoj që Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje, prandaj edhe të gjitha përpjekje për të zgjedhur një president të ri”.

”Ka një kohë tepër të gjatë që se kam dëgjuar atë se çfarë thotë sepse jam shumë e zënë duke u përballur me sfidat në institucionet tona, shumë prej të cilave janë edhe për faj të tij. Tani duhet të merrem me to dhe nuk kam të dëgjoj ato deklarata”.

”Kurdo që mbahen zgjedhjet, besoj që qytetarët e Kosovës do të flasin me një zë të fuqishëm prokonsistencës e kundër mosmbajtjes së fjalës”.

Tutje ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e saj në Shqipëri, ka thënë se s’mund të parashikojë se si mund të jetë epilogu i çështjes së presidentit dhe nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Megjithatë Osmani, u shpreh se subjektet parlamentare së shpejti do ta qartësojnë këtë çështje.

”Tani ju e dini që politika në Kosovë, mund të jetë shumë e paparashikueshme. Deri dikur në fund të muajit janar gjithçka mund të qartësohet”.

”Do të shihet nëse forcat aktuale politike do të kenë mundësi në zgjedhjen e një presidenti të ri, a po do të ketë zgjedhje”.

”Megjithatë ne nuk duhet t’i shohim zgjedhjet si diçka që dëmtojnë vendin por që e ndihmojnë”.

”Cila do që të jetë zgjidhja dhe cili do që të jetë epilogu ne do t’i trajtojmë ato me maturi. Besoj se shumë shpejtë do të ketë qartësi”.

”Parashikim të saktë se çka saktësisht mund të ndodhë, nuk mund të japë sepse e kam të pamundur. Ne dhe institucionet e Kosovës duhet të ballafaqohemi me këto rrethana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat