Kështu i nxit zyrtari i LDK-së votuesit ndaj Vjosa Osmanit

Aktuale

Kështu i nxit zyrtari i LDK-së votuesit ndaj Vjosa Osmanit

Nga: A.M. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Vjosa Osmani

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka një kërkesë për votuesit e LDK-së që e votuan Vjosa Osmanin.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka nxitur votuesit e Osmanit, të insistojnë që ajo të distancohet qartë nga deklarata e Avni Zogianit.

"163 mijë LDK-stët që e votuat Vjosën: t’i shkruani, të kërkoni e të insistoni që ushtruesja ta dënoi e të distancohet qartë nga deklarata e Avni Zogianit!", ka shkruar ai.

Ndryshe, kjo kërkesë vjen pasi zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosja, Avni Zogiani, kishte reaguar pas deklaratës së Fetah Rudit.

“Një parti si kjo është taksirate për vendin! LDK është një parti e çuditshme... Fetah Rudi ka bërë qeveri me Fatmir Limajn edhe pse e akuzon publikisht atë për përfshirje në atentatin ndaj tij. Një subjekt i tillë politik është i rrezikshëm për vendin duke qenë se është në gjendje të bëjë gjithçka për interesa të ngushta”, ka shkruar ai në Facebook, gjatë ditës së mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat