Haradinaj-Stublla: Rrugëtimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Rrugëtimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se rrugëtimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave.

Ajo sot gjatë konferencës virtuale me temë “Le të ndryshojmë fytyrën e politikës: Koha është tani!”, ka thënë se gra vendore dhe ndërkombëtare kanë lënë gjurmë të pashlyera në ndërmjetësimin e shumë marrëveshjeve në rrugëtimin e Kosovës për shtetësi, të cilat hapën perspektivën për një rajon në paqe dhe të qëndrueshëm.

“Shumë zonja të nderuara të vendit tonëkanë qenë të angazhuara në të gjitha proceset e rëndësishme të ndërtimit të shtetit në Kosovë, përfshirë proceset negociuese që i dhanë fund luftës dhe ndaluan krimet gjenocidale të Serbisë në Kosovë”.

“Për herë të parë në historinë e negociatave midis dy vendeve, u arritën shtatë marrëveshje të një natyre teknike të cilat u pasuan më tej nga marrëveshje të rëndësishme politike, të cilat tani shpresoj të përfundojnë së shpejti, me marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke, e cila do të ndikojnë në paqen dhe prosperitetin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla.

Sa i takon përfshirjes së grave në qeverisje, ajo tha se Kosova qëndron më mirë se vendet e rajonit, duke potencuar me këtë rast mbajtjen e pozitave kryesore në institucionet e Kosovës nga gratë.

“Ne jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që zgjodhi një grua Presidente. Sot, ajo Zyrë drejtohet përkohësisht,po ashtu, nganjë grua, e cila është gjithashtu edhe Kryetare e Parlamentit të Kosovës.Personalisht, jam jashtëzakonisht e nderuar nga mundësia për të udhëhequr diplomacinë e Kosovës. Përkundër faktit që unë i përkas brezit të ri të politikanëve, jam e bindur se do të përfundojmë me sukses shumë procese të rëndësishme për avancimin dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh shefja e diplomacisë kosovare, sipas të cilët, Rezoluta 1325 e miratuar para më shumë se dy dekadash, ka pasur një ndikim pozitiv në fuqizimin e grave në proceset e vendimmarrjes dhe ndërmjetësimit për paqe.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde dhe Sekretari Parlamentar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Rob Oliphant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat