PDK: Të prekurit me Covid paguajnë deri në 800 euro për infermierë që t’i marrin infuzionet në shtëpi

Aktuale

PDK: Të prekurit me Covid paguajnë deri në 800 euro për infermierë që t’i marrin infuzionet në shtëpi

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
PDK

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një postimi në Facebook ka thënë se situata me COVID-19 në këtë komunë është e rëndë.

Derisa ka theksuar se QKMF-ja nuk ka kushte për trajtimin e të prekurve me COVID-19.

“Si pasojë e menaxhimit të keq Fushë Kosova vazhdon të mbetet në zonën e kuqe të COVID-19, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të përmirësimit të situatës, as nga komuna as nga Shtabi Emergjent. Të prekurit me covid në mungesë të trajtimit adekuat po detyrohen që të paguajnë nga 700 deri 800 euro për infermierë që t’i marrin infuzionet në shtëpi”, thotë PDK.

Sipas PDK-së Shtabi Emergjent që kur është themeluar nuk ka bërë asgjë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ata nuk vizitojnë të prekurit me covid sikurse nuk kanë lënë në dispozicion as ndonjë numër kontakti për ata që kanë nevojë për ndihmë. Madje nuk raportojnë e as informojnë rreth situatës. Kësisoj ky shtab është inekzistent. PDK ditë më parë përmes një komunikate për media ka ofruar ndihmën e saj në përballimin e kësaj situate, pasi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë mbretëron një kaos total, me potencial të rrezikut për përhapje të koronavirusit. Ndërkohë që asnjë përgjigje nuk ka ardhur përkitazi me këtë çështje as nga komuna e as institucionet tjera”, thotë PDK. “Sidoqoftë, ne do të insistojmë në propozimet tona në mënyrë që qytetarët të kenë trajtim më të mirë”.

PDK-ja ka propozuar që “të formohen ekipet emergjente të infermierëve për dhënien e infuzioneve pa pagesë të prekurve me covid, pasi është e pamundur që infuzionet të merren ne QKMF për shkak te mbingarkesës dhe rrezikut të përhapjes së infeksionit dhe që disa prej tyre të trajtohen në objektin e ri të QKMF-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat