Kërkoi lirimin e Rexhep Selimit, djali i deputetit të vrarë të LDK-së i reagon Albin Kurtit

Aktuale

Kërkoi lirimin e Rexhep Selimit, djali i deputetit të vrarë të LDK-së i reagon Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Rexhep Selimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ku ka kërkuar lirimin me kusht të deputetit të kësaj partie, Rexhep Selimit.

“Rexhep Selimi si qytetar dhe shtetas i Kosovës ka treguar respektin maksimal dhe ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo pretendim i ngritur lidhur me faktin që ai mund ta paraqes rrezik të ikjes bie ndesh me karakterin e Rexhepit dhe përvojën tonë. Për të gjithë ata që e njohin Rexhepin (përfshirë edhe mua) është e paimagjinueshme që ai mund të kryejë një veprim të tillë”, thuhet në letrën e shkruar nga Kurti.

“Mbetem me shpresë që ju si gjyqtar do të merrni në konsideratë gjithë vlerësimin për karakterin dhe integritetin e Rexhepit kur të gjykoni mbi kërkesën e tij për lirim me kusht”, ka shkruar ndër tjerash në letrën e tij Albin Kurti.

Letra e Kurtit ka nxitur reagimin e Shpëtim Hajdarajt, djalit të ish deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i vrarë pas luftës në Kosovë, shkruan “Bota sot”.

“(Albin K.) Unë u'a tregoj patriotin. Sidomos je edhe ma patriot nëse akuzohesh (zyrtare) edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së (paraprakisht shqiptarë të Kosovës)”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj, i cili njëherit është edhe këshilltar i kryeministrit, Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat