Fatmir Rexhepi: Ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë në LDK

Aktuale

Fatmir Rexhepi: Ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë në LDK

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:18
Fatmir Rexhepi

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dal nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.

Ai tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.

“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.

“Vlerësimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”, përfundoi ai 

Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet.

Kujtojmë që Rexhepi ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Vjosa Osmanit edhe në opinion po ashtu në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat