Bajram Gecaj ia zbulon një gënjeshtër Vjosa Osmani – ja çfarë deklaroi ajo nga Shqipëria

Aktuale

Bajram Gecaj ia zbulon një gënjeshtër Vjosa Osmani – ja çfarë deklaroi ajo nga Shqipëria

Nga: N.Sh Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:48
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka vizituar sot Shqipërinë.

Osmani gjatë një paraqitje për media atje foli edhe për kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Ajo ndër tjera tha se ka kohë që nuk merret me Isa Mustafën.

Ndërsa, pas kësaj ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Ai thotë se pas çdo deklarate të Mustafës reagon Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Vjosa është në gjendje të qëndroi para kamerave të dy shteteve shqiptare e të gënjej pa pikën e turpit ...

“ ... ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë ...”

... ndërsa reagon pas çdo deklarimi të Isa Mustafës ...

... njerëz të tillë nuk kanë pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat