Selmanaj: Nëse s’ka marrëveshje për postin e presidentit, shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Selmanaj: Nëse s’ka marrëveshje për postin e presidentit, shkojmë në zgjedhje

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:52
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke komentuar kandidaturën e AAK-së dhe kërcimet e kësaj për postin e presidenti, ka thënë se në tryeza politike duhet të shkohet pa kushte, raporton GazetaBlic.

Selmanaj në Kanal10 ka deklaruar se nëse s’ka marrëveshje sa i përket çështjes së presidentit, vendi, sic ka thënë ai, do të shkojë në zgjedhje.

“Nuk duhet të ketë kushte nëpër tryeza politike, ato janë vetëm pengesa në zgjidhjen e problemeve. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet për presidentin e vendit, atëherë shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka ndonjë emër për këtë post, por që ka shtuar se është e gatshme për dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat