Murati: Zemaj po brengoset më shumë t’i bëjë marketing vetes sesa t’u ndihmojë komunave

Aktuale

Murati: Zemaj po brengoset më shumë t’i bëjë marketing vetes sesa t’u ndihmojë komunave

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka pyetur se cila është logjika që një komunë në zonën e kuqe të mbyllet më vonë se një në zonën e verdhë.

Ai e ka cilësuar si skandaloz menaxhimin e pandemisë.

Sipas tij, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, më shumë është brengosur t’i bëjë marketing vetës sesa t’u ndihmojë komunave.

“E kemi pas ministrin e Shëndetësisë që kur i kanë ardhë donacione autoambulancat, në vend se t’i dorëzojë nëpër gjitha komunat që kanë pas nevojë, pritke që derisa i ka ardhur radha të shkojë në atë komunë, ta dorëzojë që të dalë në foto e t’ua dhurojë”, ka thënë ai, duke shtuar se më e rëndësishme për të ka qenë marketingu, sesa jeta e qytetarëve.

Murati ka thënë se PDK-ja po ta kishte interesin e qytetarëve do të kërkonte të bëheshin amendamente t’u ndihmohet qytetarëve dhe bizneseve.

“Ne kemi pas amendament mu subvencionu pagat e punëtorëve 80 milionë euro, nuk na është miratuar, kanë votuar kundër. Kemi pas amendament specifik për punëtorët”, ka thënë ai në Desku.

Sipas tij me vendim qeveritar kanë mundur të caktohen kriteret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat