Selmanaj: Jam njeriu më i atakuar nga VV-ja, paguajnë njerëz për këtë punë

Aktuale

Selmanaj: Jam njeriu më i atakuar nga VV-ja, paguajnë njerëz për këtë punë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se është njeriu më i atakuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Selmanaj thotë në Kanal10 se ata janë të organizuar dhe në momentin që publikohet ndonjë lajm i rremë për të, shpërndarja e atij lajmi brenda 5 minutave arrin deri në 700.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje unë e shof kur ndodh ndonjë lajm i rrem për mu, në jam njeriu më i atakuar prej tyre, i ki deri në 700 share brenda 5 minutave. Kam info që ka mijëra njerëz qe paguhen nga VV-ja për këtë punë”, thotë Selmanaj,.

Ai thotë se aktualisht propaganda e linçimi janë duke e prodhuar këtë rezultat për Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat