Grenell kërkoi heqjen e taksës, Konjufca tregon se si u përgjigj Kurti ndaj kësaj kërkese

Aktuale

Grenell kërkoi heqjen e taksës, Konjufca tregon se si u përgjigj Kurti ndaj kësaj kërkese

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:32
Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit.

Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai thotë se Vuçiq e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim.

“Mfal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca.

“Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.”

“Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji. Nuk i nënshtrohemi Vuçiqit. Nuk e largojmë reciprocitetin na jepni kohë edhe një muaj”, thotë Kunjfca për Kurtin.

“Nuk ka kohë. Duhet ta largoni menjëherë”, përfundoi Grenell duke mos na lënë kohë për diskutim.

“Si diskutohet me këso njeriu”, shtoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat