Sejdiu: Mini Shengeni do të kishte kuptim nëse Kosova do t’i printe këtij procesi

Aktuale

Sejdiu: Mini Shengeni do të kishte kuptim nëse Kosova do t’i printe këtij procesi

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Opinionisti Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë së idea e Mini Shengenit Ballkanik është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Sejdiu deklaroi se benefitet e Kosovës në mini shengen janë fare minimale.

“Unë besoj që ky shengeni ballkanik apo mini shengeni siç po i themi së fundmi apo edhe Jugosllavia e Re që po e përmendin disa të tjerë është thjeshtë vazhdimësi e diskutimeve të Procesit të Berlinit dhe orvatjes që këtë treg këtu ta bëjmë sa më të integruar”.

“Problemin e kam tek niveli i zhvillimit dhe dobitë që i ka Republika e Kosovës prej një integrimi të tillë në një treg të tillë. Benefitet për neve janë fare minimale dhe shpesh e kam thënë se Kosova bëhet vend transit për mallra të shteteve tjera dhe konsumues për mallra të atyre shteteve që ndalen këtu tek ne”.

“Një vend i cili ka raport tregtar me shtetet e rajonit negativë pasi me asnjë vend të rajonit nuk kemi raport tregtar të mirë. Një vend i cili nuk ka as monedhë të vetën – pra varet komplet politika e saj monetare prej politikave të Bashkimit Evropian”.

Sejdiu mes tjerash theksoi se për të mini shengeni do të kishte kuptim vetëm nëse do t’i paraprinin shqiptarët.

“Mini-shengeni apo Procesi i Berlinit për mua do të kishte kuptim nëse këtij procesi do t’i paraprinin ne si shqiptarë duke e trajtuar një lloj të intergimit në një treg rajonal prej pozicionit të komplementaritetit të njëra-tjetrës”.

“Dy qeveri të cilat takohen çdo gjashtë muaj dhe bëjnë show e ndërtojnë brende për çdo konferencë që kanë, por në asnjë moment nuk krijojnë politika komplementare të cilat e bëjnë njëra-tjetrën më të fuqishme dhe më të pozicionuara karshi tregut rajonal – për mua është vetëm pozicion politik i domosdoshëm për këto elita që tash e 30 vjet na sillen vërdallë në Kosovë e Shqipëri”.

“Pra, elita të cilat kanë nevojë për tema të mëdha internacionale në mënyrë që të krijojnë konflikte të vogla nacionale”.

“Shembull: Ilir Meta dhe Vjosa Osmani sa i përket pozicioneve të tyre për shtetformim dhe cka luftojnë në Kosovë – Vjosa Osmani flet për shtet të së drejtës ndërsa presidenti Ilir Meta nuk është fortë i njohur për “një politikan të pastër” dhe së bashku kanë pozicion kundër tradhtisë së madhe që është një farë diskutimi epokal për shkëmbim territoresh në të cilin asgjë nuk kemi parë”.

“Në anën tjetër zonja Osmani në shtator të këtij viti e ka prit sekretaren e RCC-së, Majlinda Bregu, ka thënë që bashkëpunimi rajonal dhe infrastrukturor është i domosdoshëm e ky është Procesi i Berlinit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat