Lajçakut do t`i përtërihet mandati si i dërguar i BE-së për dialogun

Aktuale

Lajçakut do t`i përtërihet mandati si i dërguar i BE-së për dialogun

Nga: F. B. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Miroslav Lajçakdo

Mandati i të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçakdo të zgjasë, kanë thënë burime evropiane të “Radio Evropa e Lirë” , transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

“Është i sigurt parashikimi që Lajçakut automatikisht do t`i vazhdohet mandati edhe për një vit”, ka thënë për REL një burim evropian duke shtuar se kjo mundësi është në tavolinë, nëse deri në përfundimin e mandatit nuk arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.

Në prill, Lajçak mori detyrën si i dërguari special për dialog , i cili filloi direkt të merret me procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka mandatin për një vit dhe i skadon me 31 mars 2021.

Mirëpo, si ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano, mandati i të gjithë përfaqësuesve të lartë janë të caktuar për një vit, ndërsa përtërihen apo vazhdohen derisa vendet anëtare konsiderojnë se është zgjidhur çështja për të cilën është krijuar ai vend pune.

Po ashtu, Stano ka thënë se në rastin Lajçak, afrimi i fundit të mandatit të tij formal nuk do thotë ndërprerje e dialogut apo ndalim i ndërmjetësimit nga BE.

Nga emërimi i Lajçakut dhe përtëritja e dialogut përfaqësuesit e BE në disa raste kanë përsëritur se marrëveshja do realizohet brenda disa muajve.

Por nga vazhdimi i dialogut në korrik, Lajçka ia doli të organizojë vetëm tri takime të nivelit të lartë, ndonëse ishte planifikuar që liderët të takoheshin çdo tri javë.

Takimi i fundit i kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq u mbajt me 7 shtator, kur pala serbe inicio formimin e Asociacionit.

Në ndërkohë,  takime të nivelit teknik janë zhvilluar rreth disa temave që janë hap nga liderët. Deri tash janë mbajtur 7 takime të ekspertëve, ndërsa ka pajtim për dy çështje që kanë të bëjnë me të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Lajçak në takimin e fundit të ekspertëve me 10 dhjetor ka deklaruar se bisedimet mes dy palëve në Bruksel do të vazhdojnë në vitin që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat