Gashi: Nagavci po nxitë qëllimshëm tensione në Kuvend

Aktuale

Gashi: Nagavci po nxitë qëllimshëm tensione në Kuvend

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 00:05
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës po krijon klimë të tensionuar në Kuvend.

Gashi thotë se Nagavci po bën nxitje të qëllimshme në Kuvend.

“Fatkeqësisht në Kuvend është krijuar një klimë e tensionume e nxitur nga kryesuesja e Kuvendit, kam parasysh nënkryetaren e Kuvendit, jo kryetaren. Nxitje të qëllimshme në Kuvend nga zonja Nagavci, ka shkaktuar klimë të tensionuar, për tema të rëndësishme. Keq menaxhimi i qëllimshëm i seancës, tendenca e trajtimit për përfitime politike momentale dhe tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë nda e nuk na kanë bashku”, tha Gashi në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat