Rrëfimi i Vjosa Osmanit që dridhi Parlamentin e Shqipërisë: Familjari mu varros për së gjalli nga Enver Hoxha

Aktuale

Rrëfimi i Vjosa Osmanit që dridhi Parlamentin e Shqipërisë: Familjari mu varros për së gjalli nga Enver Hoxha

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 07:49
Vjosa Osmani

(E plotësuar 15:00) - Në vizitë treditore në Shqipëri po qëndron ushtruesja në detyrë njëherit edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani gjatë së enjtes mbajti fjalimin e saj në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga ku u prit me duartrokitje.

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përgëzuar Osmanin për udhëheqjen e saj e për çka drejtoi dhe lëvdata drejt saj, derisa ka deklaruar edhe rreth mbështetjes së institucionit që ai drejton.

Presidentja në detyrë nëjherit edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh e lumtur që iu drejtua përfaqësuesve të zgjedhur të Shqipërisë por edhe bashkëkombësve. Osmani nga aty ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë.

Osmani: Ne ju jemi mirënjohës për jetë

“Është kënaqësi e veçantë që si përfaqësuese e popullit të Kosovës të mund ta bëj këtë në shtetin e shqiptarëve, këtij kombi të lashtë, i cili i ka dhënë aq shumë kulturës e qytetërimit perëndimor. Është, pra, nder i madh për mua t’ju drejtohem dhe t’ju flas sikur i flet njeriu familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur, por së cilës i ka dhuruar dhe nga e cila ka marrë aq shumë dashuri. Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve e bashkëmotrave tona, por edhe ëndrra jonë e përbashkët. Ajo është kujtesa jonë historike, vatra në të cilën ne ëndërronim të jetonim, të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi së pari vetëm në acarin e ftohtë të luftës. E, megjithatë ajo u bë vatra jonë, shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë, të cilët na mbajtën gjallë ne, por edhe shpresën e përbashkët për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë!”, u shpreh Osmani.

Nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë, Osmani tha se me Serbinë do të dialogojnë vetëm për njohje të ndërsjellët.

Osmani: Me Serbinë jemi vendosur të dialogojmë vetëm për njohje

“Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet. Dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës. Prandaj edhe i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur i bashkojmë zërat tanë, ata do të dëgjohen edhe përtej Kosovës e përtej Shqipërisë. Askush në trojet shqiptarët nuk duhet ta ketë preokupim se si ta shpëtojë fytyrën e Serbisë, sepse fytyra e vërtetë e saj është dëshmuar me politikën gjenocidale që ka ndjekur ndaj nesh” ”, tha Osmani.

Osmani ka bërë thirrje që të bëjnë gjithë bashkë dhe të kërkojnë drejtësi për viktimat që shkaktoi Serbia.

Osmani: Duhet të bëhemi bashkë në kërkim të drejtësisë për viktimat që shkaktoi Serbia

“Por, zonja e zotërinj, motra e vëllezër, që të kumbojë ky zë çdo kund, ne duhet t’i bashkojmë zërat e përpjekjet tona në kërkim të drejtësisë. Që çdo përfaqësues shqiptar, në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni e tani edhe zëri kumbues i Shaip Kamberit në kuvendin e Serbisë, të kërkojë drejtësi për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, drejtësi për motrat tonë që u dhunuan nga serbët si krim lufte, drejtësi për nënat që akoma kërkojnë bijtë e bijat e tyre që të kenë një vend ku të derdhin lotët e ku të vendosin lule, sepse Kosovës nuk mund t’i kërkojë askush më që të jep akoma më shumë. Kosova ka dhënë më të shtrenjtit e saj. Kosova ka dhënë mbi 1.000 fëmijë, shpirtra të njomë, të cilët sot do të mund të ishin këtu ku jemi ne, në këtë sallë ku merren vendimet për të ardhmen e shteteve tona, sikur Serbia mos t’ua këpuste jetën qysh në fillim”, tha Osmani tutje.

Kurse i pari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në fjalimin e tij fillimisht ka folur për profilin e Osmanit ku edhe deklaroi se rrallë herë ka ndodhur që një politikane të mbajë përgjegjësi të mëdha e të rënda për shtetin dhe popullin e vetë. E për çka ai garantoi Osmani për mbështetjen e institucionit që ai drejton.

Ruçi: Rrallë ka ndodhur që një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të rëndë për shtetin e vetë

“Zonja Vjosa Osmani, kjo bijë e Mitrovicës dhe Kosovës është një politikane e re dhe shumë e respektuar. Ajo shquhet ndër profesionistë të reja dhe të rinj të Kosovës si juriste dhe si njeri i ligjit e diplomuar ekselnte në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Pitesburgut të SHBA me një karrierë të pasur e të spikatur jo vetëm si profesor i drejtës por edhe në fushën e politikës. Prej muajit shkurt të këtij viti zonja Osmani është zgjedhur kryetare e kuvendit të dhe prej muajit nëntor është president në detyrë e Republikës së Kosovës. Rrallë ndodh që një politikanë aq më tepër një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të madhe dhe kaq të rëndë për shtetin dhe popullin e vetë. Për këtë zonja Osmani ju garantoj që keni gjithë simpatinë, solidaritetin dhe gjithë mbështetjen tonë”, deklaroi Ruçi.

Ruci foli edhe për thirrjet nga Specialja për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se shqiptarët e Shqipërisë por edhe gjithë qytetarët e botës që janë në anën e së vërtetës dhe paqes janë në mbështetjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ruçi: Çdo qytetarë që është në anën e së vërtetës janë në mbështetje të luftës së UÇK-së

“Ju vini në Kuvendini Shqipërisë në një periudhë zhvillimesh dramatike të Kosovës dhe prestigjin ndërkombëtar të saj. Thirrja e Dhomave të Specializuar të Hagës personaliteteve të larta të shteti ish-presidentit Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të PDK Veseli, ish kryetarit të kuvendit Krasniqi dhe kryetarit të GP të VV, Selimi është një sfidë që duhet përballuar nga të gjithë me durim, kurajo, vizion, profesionalizim, me koherencë qëndrimesh dhe solidarizim politik dhe atë kombëtar. Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe gjithë qytetarët e botës që janë në anën e së drejtës, që janë në anën e të vërtetës, që janë në anën e paqes janë në mbështeten e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë në anën e Kosovës, janë në anën e popullit të saj. Vepra e UÇK-së është lirim i Kosovës dhe pavarësia e saj e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe me partneritetin, me aleatë të mëdhenj dhe strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s”, tha ai.

Ai shtoi edhe se në gjykimin për të vërtetën gjithkush mund të ketë interpretime të veta por nuk ka faktet e veta. Ruçi theksoi se drejtuesit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dinë ta mbrojnë të vërteten përballë drejtësisë dhe do ta vënë nderin në vend.

Ruçi: Drejtuesit e luftës së UÇK-së do mbrojnë të vërtetën përballë drejtësisë

“Në gjykimin për të vërtetën gjithkush mund të ketë interpretime të veta por nuk ka faktet e veta. E vërteta është një dhe vetëm një. Kosova, ushtria çlirimtare e saj dhe udhëheqësit e saj ishin viktima përballë agresorit dhe jo e kundërta. Këtë të vërtetë pritet ta konfirmoj edhe Komisioni i posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë i cili sapo ka filluar nga puna dhe do të përfundoj shumë shpejt me një qëndrim nëpërmjet një rezolute të Kuvendit të Shqipërisë. Ne jemi të bindur që drejtuesit e luftës së Çlirimtare të Kosovës do të dinë ta mbrojnë këtë të vërtetë përballë drejtësisë dhe do të vënë në vend nderin, dinjitetin dhe kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shërbim të popullit të vet, të lirësisë, drejtësisë dhe paqes”, deklaroi ai.

Osmani po qëndron në vizitë treditore në Shqipëri. Sot ajo bëri edhe homazhe pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.

Kurse gjatë ditës së djeshme ajo bëri nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Kurse pasdite ajo u taku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta të cilit i kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën përmes të cilës do ta dënonte gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

***

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, pasi nderoi dëshmorët e atdheut duke bërë homazhe pranë memorialit "Nëna Shqipëri" në Tiranë, ajo shkoi në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe këtu u prit me nderime shtetërore.

Presidentja në detyrë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë u prit me duartrokitje.

E kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përgëzuar Osmanin për udhëheqjen e saj e për çka drejtoi dhe lëvdata drejt saj, derisa ka deklaruar edhe rreth mbështetjes së institucionit që ai drejton.

Ruçi në fjalimin e tij ka folur edhe për thirrjet nga Gjykata Speciale ku tha se Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e botës që janë në anën e së drejtës dhe të vërtetës e mbështetin Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se janë në anën e Kosovës.

“Zonja Vjosa Osmani, kjo bijë e Mitrovicës dhe Kosovës është një politikane e re dhe shumë e respektuar. Ajo shquhet ndër profesionistë të reja dhe të rinj të Kosovës si juriste dhe si njeri i ligjit e diplomuar ekselnte në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Pitesburgut të SHBA me një karrierë të pasur e të spikatur jo vetëm si profesor i drejtës por edhe në fushën e politikës. Prej muajit shkurt të këtij viti zonja Osmani është zgjedhur kryetare e kuvendit të dhe prej muajit nëntor është president në detyrë e Republikës së Kosovës. Rral ndodh që një politikanë aq më tepër një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të madhe dhe kaq të rëndë për shtetin dhe popullin e vetë. Për këtë zonja Osmani ju garantoj që keni gjithë simpatinë, solidaritetin dhe gjithë mbështetjen tonë”, deklaroi Ruçi. 

***

Kryeparlamentarja dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga atje ajo rrëfeu një histori që ndërlidhet me familjen e saj. Osmani rrëfeu se si xhaxhai i nënës së saj është varrosur për së gjalli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Ajo tha se si historia e familjes së saj, ka edhe me mijëra të tilla të familjeve tjera shqiptare.

“Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb e në fund edhe kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, pra vëllai tjetër Sylejman Vuçitërna kryetar i Akademisë Ushtarake në Shqipëri kishte mbetur këtu në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjes në të dy anët e kufirit është histori e qindra familjeve shqiptare e mijëra familjeve shqiptare”, ka thënë ajo. 

***

(11:10) -Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës në vizitën dy ditore në Shqipëri ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

Osmani ka kërkuar nga homologu Ruçi që Kuvendi i Shqipërisë të marrë qëndrim për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Duhet ndiqet shembulli i Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar një Rezolutë, me të cilën kërkohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet”, ka deklaruar u.d. Presidentja Osmani.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani ka theksuar rolin e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunimin me atë të Shqipërisë, ndaj ka kërkuar mbështetjen dhe ndarjen e përvojave në procesin e integrimit evropian.

“Duhet ta rrisim bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet të të dy Kuvendeve në funksion të shkëmbimeve ndërparlamentare dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare”, është shprehur zonja Osmani.

***

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, nderoi dëshmorët e atdheut duke bërë homazhe pranë memorialit "Nëna Shqipëri" në Tiranë.

Paraprakisht Osmani takoi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa në ora 12:30 do të mbaje një fjalë rasti para deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Dita e dytë e Osmanit në Shqipëri do të përfundojë me takimin me kryeministrin Edi Rama.

Image

***

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e ka nisur ditën e dytë të vizitës në Tiranë me një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci.

Takimi është i mbyllur për media ndërsa nuk do të ketë as deklarata pas tij, pasi Osmani do t'i drejtohet deputetëve nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë në mesditë.

Paraprakisht, presidentja në detyrë do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tiranë, ndërsa pasdite është i planifikuar takimi me kryeministrin Edi Rama.

Image

​Osmani vazhdon vizitën në Shqipëri

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur dje vizitën zyrtare tre ditore në Shqipëri, teksa është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe më pas do të ketë takime me liderët e tjerë politikë.

Osmani i dorëzoi presidentit Ilir Meta një dhuratë simbolike nga gratë kosovare që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.

Gjatë ditës së sotme Osmani do të vijojë takimet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

Agjenda:

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat