QKUK bëhet me Shërbim të Brahiterapisë, Zemaj: Lus qytetarët mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit!

Aktuale

QKUK bëhet me Shërbim të Brahiterapisë, Zemaj: Lus qytetarët mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:44
Armend Zemaj

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK sot është bëhet përurimi i Shërbimit të Brahiterapisë.

Më këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ky angazhim dhe këto investime s’do të mungojnë, teksa iu ka bërë thirrje që qytetarët t’i shfrytëzojnë ato dhe mos të kërkojnë shërim jashtë vendit.

“Interesimi për avancim është në fokus, Onkologjia mbi të gjitha, pasi që më shumë se 150 persona marrin shërbime në ditë.

Edhe kjo aparaturë që do të fillojë, do të jetë në shërbim, sidomos të femrave. Ky është një projekt i munguar, e që është investim për të gjithë, mbi të gjitha për profesionosistët shëndetësorë.

Ky angazhim s’do të mungojë, edhe në këtë fundvit do të avancojmë me shërbime të tjera. Janë shërbime që MSh do t vazhdojë me mbështetje të plotë. I lus qytetarët të marrin shërbime këtu e mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit”.

Ndërsa, U. d. i drejtorisë së ShSKUK-së, Valbon Krasiqi, tha se pavarësisht pandemisë, kur ka vullnet dhe punohet, puna e investimet s’do të mungojnë.

“Ky është një investim i mirë për shëndetësinë kosovare sot. Të sëmurët me sëmundje kancerogjene nga janari do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë investim. Ndërsa brenda tre mujorit të parë do të ketë aparaturë edhe për radioterapi.

Një grup i madh sëmundjesh hyn tek ato kancerogjene, të cilat janë edhe vdekjeprurëse. Ky është investim në kuadër të investimeve të përgjithshme, teksa trajtimi i kancerit është mjaftë kompleks. 

Me këtë dëshmohet se edhe në pandemic kur ka vullnet punohet, dhe se pandemia s’na ndalë në investime të tjera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat