Driton Selmanaj: Hoti i ndërron sendviqët, tash po i bën me ajvar të Krushës

Aktuale

Driton Selmanaj: Hoti i ndërron sendviqët, tash po i bën me ajvar të Krushës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:20
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka folur rreth “sendviqit të kryeministrit” që ishte bërë temë në mediat vendore.

Ai ka thënë se as ai e as kryeministri Avdullah Hoti, nuk janë persona të luksit, prandaj preferojnë të jenë të thjeshtë.

Selmanaj ka thënë me shaka se kryeministri Hoti i ndërron sendviqët kohë pas kohe.

“Shpesh herë i ndërron, tash bënte shaka një ditë për sendviqët me ajvar të Krushës, kështu që shpesh i ndërron”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat