Kosnett e quan lajm të shkëlqyeshëm vazhdimin e mbështetjes së MCC për Kosovën

Aktuale

Kosnett e quan lajm të shkëlqyeshëm vazhdimin e mbështetjes së MCC për Kosovën

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:26
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se: “Lajm i shkëlqyeshëm. MCC riafirmoi mbështetjen e saj për një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë”.

Ndryshe dje Bordi i Drejtorëve të MCC zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre.

MCC siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat