Hoti: Kosova rezulton prej 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë

Aktuale

Hoti: Kosova rezulton prej 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:27
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti me rastin e vizitës në Administratën Tatimore të Kosovës ka folur për situatën me pandeminë e coronavirusit.

Ai ka thënë se po merren masat e duhura që të menaxhohet mirë pandemia dhe në të njëjtën kohë të zhvillohen aktivitetet ekonomike.

“Kosova rezulton prej 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë. Po ndërmerren masat që të sigurohen qytetarët dhe të zhvillohet aktiviteti ekonomik”, ka thënë Hoti.

Ndërsa ka thënë se kur ka filluar pandemia kanë pritur se rënia ekonomike do të jetë më e lartë, por se kjo nuk ka ndodhur falë masave adekuate që janë marrë.

“Parashikimet fillestare kanë qenë që rënia ekonomike do të jetë 11%”, ka thënë Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat