Anton Berisha paralajmëron LDK-në, tregon qëllimin e partive tjera për zgjedhjet

Aktuale

Anton Berisha paralajmëron LDK-në, tregon qëllimin e partive tjera për zgjedhjet

Nga: P.R Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:02
Anton Berisha

Ish nënkryetari i AAK-së, Anton Berisha, i cili së fundi u rikthye përsëri në Lidhjen Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar LDK-në për dëmet që e presin në rast se vazhdohet qeverisja e tanishme.

Berisha shkruan se kundër LDK-së janë bashkuar pothuajse të gjitha partitë, për ta fajësuar për problemet e krijuara në Kosovë.

“Ne kete format, e me kete konstelacion, vazhdimi i qeverisjes perdite eshte duke demtuar LDK-ne, ngase jane bere bashke te gjithe per t’i kontestuar legjitimitetin, per t’e ulur efikasitetin qeverises, e ne te njejten kohe per te perfituar prej saj ne qeverisje perderisa jane te mobilizuar ne nje rreshtim te perbashket jashte saj. Nuk do te duhej shume dituri per te kuptuar strategjine e te shkuarit ne zgjedhje ne momentin kur te jete krijuar ambienti qe per te gjitha gjerat e ndodhura e te pandodhura te adresohet faji ne LDK, ashtu qe te dobesohet ne masen qe eshte kalkuluar”, shkruan ndër tjerash Anton Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Diskursi politik i brendshëm që eshte duke ndjekur VV, eshte shume i mençur dhe eshte duke dhene frutet e saj ne bindjen e opinionit: se ajo si subjekt eshte viktime, te gjitha subjektet tjera jane kunder saj dhe se nuk mban pergjegjesi per qeverisjen e deritanishme.

Mirepo, ne qofte se analizohen me thelle, gjerat nuk duken te jenë aq te thjeshtesuara e te njeanshme.

Se pari, VV ka mbetur jashte qeverise jo si viktime por si kalkulim politik i saj, i mosperballjes me situaten e rende ne prag te dialogut me Serbine qe duhej te ndodhte ne Ëashington si dhe ne prag te veprimeve te pritura qe duhej te ndodhnin me Gjykaten Speciale.

Se dyti, ndonese diskursi i saj politik eshte se te gjithe jane kunder saj, ne realitet, siç u pa ne zgjedhjet ne Podujeve, te gjithe jane me te perveç LDK-se.

Pra, pavaresisht deklarimeve formale partite tjera ne botekuptim jane te ngjashme me VV, edhe ne rrafshe personale kane rrugetim me te ngjashem dhe vetem LDK bën dallimin si nje parti tradicionale qe ne formim.

Se treti, VV duke qene parti parlamentare, ne qeveri pavaresisht se ne kohe te shkurte, si dhe duke udhehequr ne vite komunat me te medha si Prishtina e Prizreni, nuk mund te amnistoj plotesisht veten nga pergjegjesite politike e qeverisese ne kete periudhe.

LDK, ne gjykimin tim duhet ta rimendoj çeshtjen e marrjes se pergjegjesise qeverisese, tash qe ka kapercyer emergjenca e stabilizimit te pozites se Kosoves me partneret tone, ngase koalicioni me partneret qe hapur deklarohen ne bashkepunim me VV, eshte tregues i qarte i mungeses se vullnetit per bashkeqeverisje korrekte.

Ne kete format, e me kete konstelacion, vazhdimi i qeverisjes perdite eshte duke demtuar LDK-ne, ngase jane bere bashke te gjithe per t’i kontestuar legjitimitetin, per t’e ulur efikasitetin qeverises, e ne te njejten kohe per te perfituar prej saj ne qeverisje perderisa jane te mobilizuar ne nje rreshtim te perbashket jashte saj.

Nuk do te duhej shume dituri per te kuptuar strategjine e te shkuarit ne zgjedhje ne momentin kur te jete krijuar ambienti qe per te gjitha gjerat e ndodhura e te pandodhura te adresohet faji ne LDK, ashtu qe te dobesohet ne masen qe eshte kalkuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat