Paralajmërohet takim i ‘nxehtë’ i Vjosa Osmanit me Edi Ramën

Aktuale

Paralajmërohet takim i ‘nxehtë’ i Vjosa Osmanit me Edi Ramën

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:01
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Rreth 20 milionë euro  të taksapaguesve  të Kosovës pritet të shpenzohen për mbështetje financiare të personave të akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tashmë  avokatët e liderëve të UÇK-së  të akuzuar nga Prokuroria Speciale  e të cilët kanë nis shqyrtimet në Domat e Specializuara,  kanë dërguar kërkesa për pagesa nga shteti i Kosovës.

Derisa nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se kanë nis shqyrtimin e kërkesave dhe se do të publikojnë shpenzimet. 

Nga Ministria e Drejtësisë tregojnë për "Syri.net" se mbështetja financiare e personave të akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara është obligim ligjor ku si të tillë e përcakton Ligji nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara si dhe udhëzimet administrativë të nxjerra nga Ministri i Drejtësisë, ashtu siç parashihet me Ligjin e cekur më lartë.

Sipas zyrtarëve të këtij institucioni ligji i cekur më lartë, si dhe udhëzimet administrative përcaktojnë se trajtimi i kërkesave do të bëhet sipas parimit të barabarësisë, për çka Ministria e Drejtësisë, Njësia përkatëse si dhe Komisioni i mandatuar për këtë çështje, janë të obliguara dhe po merren më këtë çështje.
 
"Ministria e Drejtësisë, siguron qytetarët dhe opinionin publik se shqyrtimi i kërkesave po bëhet dhe do të bëhet në pajtim të plotë me dispozitat ligjore në fuqi, po ashtu siguron qytetarët se mbi baza të rregullta do t’i bëjë të njohura shpenzimet e taksapaguesve përkitazi me këtë proces.

 Po ashtu na MD-ja kanë treguar për "Syri.net" se buxheti i ndarë për mbështetje financiare personave të akuzuar, të dyshuar ose të përfshirë potencial për vitin 2020 përmes Ligjit nr. 07/L-014 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit me nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës ka paraparë ndarjen e mjeteve në vlerë prej 7 milion euro dhe vlera prej 13 milion euro është e ndarë në kontigjencat e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, me qëllim që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë të gatshme t’i përmbushin obligimet ligjore të parapara me Ligjin nr. 05/L-54 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore Pranë Dhomave të Specializuara.
 
"Tani për tani nuk mund të dimë nëse do të jetë i mjaftueshëm buxheti i ndarë sipas Ligjit nr. 07/L-014 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit me nr. 07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, meqë nuk mund të parashohim se sa do të jenë kërkesat për mbështetje financiare nga personat e akuzuar, të dyshuar ose të përfshirë potencial", kanë thënë nga MD-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat