Pacolli zbulon çka i tha Papa Françesku gruas së tij

Aktuale

Pacolli zbulon çka i tha Papa Françesku gruas së tij

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:27
Pacolli zbulon çka i tha Papa Françesku gruas së tij

Ka zgjedhur një mënyrë interesante për tija uruar ditëlindjen. Behxhet Pacolli ka vendosur që të tregojë më shumë për takimin e tij dhe të gruas së ti me Papa Franceskun para një viti.

Ai thotë se folën për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Vetëm një vit më parë, në vegjiljen e festës së ditelindjës së tij, takova, në selinë e tij në Vatikan, Papa Franceskun, i cili sot mbush 84 vjeç. Thellësisht i impresionuar nga humanizmi që ai përcillte dhe vëmendja për zhvillimet në Kosovë. E inkurajoi po ashtu shoqën time, Mashën, që të vijonte punën me gratë e keqtrajtuara të luftës.

“Më shkruaj për çdo zhvillim dhe qofsh e bekuar për këtë që po bën!”- i tha Papa shoqës sime. Sot unë i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur Papa Franceskut dhe të mos harron se kombi shqiptar është komb paqësor dhe tolerant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat