Deliu vjen me një reagim në lidhje me gjuhën seksiste dhe abuzive ndaj grave

Aktuale

Deliu vjen me një reagim në lidhje me gjuhën seksiste dhe abuzive ndaj grave

Nga: M.H Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me gjuhën seksiste, abuzive që po nxit një që po nxit përçmim ndaj grave e që po është mjaftë i theksuar.

Deliu thotë që gratë e fuqishme fuqizojnë gratë dhe se ky duhet të jetë parim udhëheqës për gratë që kanë ndikim në shoqëri, transmeton “Bota sot”.

Në fund deputetja shprehët që mediat të mos promovojnë asnjë përmbajtje që kultivon gjuhën abusive ndaj grave.

Postimi i plotë

Gjuha seksiste, abuzive dhe një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave është shumë i theksuar, për të mos thënë dominant në shoqërinë tonë dhe kjo gjendje shqetësuese nuk është aspak temë për argëtim!

“Gratë e fuqishme fuqizojnë gratë”!

Ky duhet të jetë parimi udhëheqës për gratë, të cilat kanë ndikim në shoqëri. Duhet ta shfrytëzojnë influencën dhe rolin e tyre në shoqëri për të promovuar vlerat e barazisë duke luftuar stereotipet dhe gjuhën përçmuese e abuzive ndaj grave dhe jo anasjelltas.

Në anën tjetër, lus mediat që të mos promovojnë asnjë përmbajtje që kultivon gjuhë përçmuese e abuzive ndaj grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat