Miftari lëshon “bombën”: Nga qindra viktima që akuzohet Thaçi në Speciale vetëm një është serb, tjerët janë shqiptarë

Aktuale

Miftari lëshon “bombën”: Nga qindra viktima që akuzohet Thaçi në Speciale vetëm një është serb, tjerët janë shqiptarë

Nga: N.Sh Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po gjykohet në Hagë për krime gjatë luftës në Kosovë.

Miftari në një postim në Facebook, thotë se nga qindra viktima që Thaçi po akuzohet vetëm një është serbë.

Sipas ish-agjentit të SHIK-ut, të gjitha viktimat tjera janë shqiptarë.

Të paktën kështu, sipas tij, po cilësohen nga Gjykata Speciale:

“Nga ato qindra viktima të mundshëm që akuzohet Hashim Thaçi ... nga viktimat e mundshëm vetëm njëri nga ata cilësohet se ishte polic serb, gjithë të tjerët shumica janë shqiptarë, por të gjithë cilësohen nga GJS se janë civil!”, shkruan Miftari në Facebook.

Ndryshe, Thaçi është arrestuar dhe po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale për krime kundër njerëzimit.

Mbi të rëndojnë akuza të rënda, madje edhe akuza për vrasjen e kundërshtarëve politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat