​Selmanaj: Nuk ka perspektivë tjetër përpos reformave gjithëpërfshirëse

Aktuale

​Selmanaj: Nuk ka perspektivë tjetër përpos reformave gjithëpërfshirëse

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, sot ishte i ftuar si panelist në diskutimin “ERA 2: A ka perspektivë të re për Kosovën?!”, i organizuar nga Organizata Joqeveritare Democracy Plus.

Sipas komunikatës qeveritare zëvendëskryeministri Selmanaj potencoi angazhimin me prioritet të lartë të Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e të gjitha obligimeve që burojnë nga ky dokument strategjik, me qëllim të avancimit në rrugën drejt Integrimit Evropian.

“Bashkëpunimi gjithëpërfshirës në hartimin e draft planit të veprimit të prioriteteve dhe krijimi i mekanizmave të përbashkët të monitorimit, janë parakushte të nevojshme për të promovuar pronësinë e gjithë neve në këtë dokument strategjik për vendin tonë” theksoi zëvendëskryeministri Selmanaj.

Ai nënvizoi po ashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e qëndrueshëm me të gjithë hisedarët, posaçërisht Organizatat e Shoqërisë Civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat