Tahiri: Kosova duhet të bëhet pjese e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Aktuale

Tahiri: Kosova duhet të bëhet pjese e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:35
Pamje nga takimi

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm ka mbajtur takim me kryetarët e komisioneve parlamentare të Kosovës, Qeverinë e Kosovës, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, partnerë të Kuvendit, shoqëria civile dhe Misioneve Diplomatike në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për t’i përfshirë 17 objektiva dhe në të njëjtën kohë të merr përgjegjësi për to.

Tahiri: Përkundër që Kosova nuk është pjesë e Këshillit për Zhvillimit të Qëndrueshëm

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në agjendën e vetqeveritare, po ashtu të përfshijë zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, të fokusuar në 17 objektiva dhe në të njëjtën kohë të jetë një akter i cili merr detyra dhe përgjegjësi, në kuadër të këshillit për zhvillim të qëndrueshëm... Kosova edhe pse nuk është pjesë zyrtare e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në kuadër të 193 vendeve të botës ka marrë këtë agjendë me i përkthye këto objektiva në fusha të caktuara në planin e saj qeverisës njëkohësisht edhe në planin për reforma ekonomike 2021-2023”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e Zhvillimit të Qëndrueshëm, pasi që Kosova ka marrë të gjitha hapat për integrim.

Tahiri: Kosova të bëhet pjese e Zhvillimit të Qëndrueshëm

“Kërkesa ime është që Kosova të jetë pjesë e Zhvillimit të Qëndrueshëm, sepse Kosova ka marrë gjithë hapat për integrim dhe se programi i saj është hy në program që një kohë e gjatë në Kosovë, se Kosova ka futur në strategji katër shtylla të cilat do të shërbejnë për këtë gjë. Qeveria është e përkushtuar në agjendën e vitit 2020-2030”, ka thënë Tahiri.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë duke e parë rëndësinë e agjendës, kryetarja e Kuvendit i ka dhënë rendësi për riaktivizimin e këtij këshilli.

Nagavci ka thënë se objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë synim dhe interes i të gjithëve dhe se përmes këtij këshilli duhet të punohet për t’i përmbushur gjitha këto objektiva.

Nagavci: Realizimi i këtyre objektivave janë agjende prioritare e Kuvendit të Kosovës

“Duke e parë rëndësinë e gjithë kësaj agjende dhe se si ajo ndërlidhet ngushte me mirëqenien tonë, kryetarja e Kuvendit zonja Osmani-Sadriu i ka thënë përparësi dhe ka prioretizuar ri-aktivizimin e këtij këshilli... “Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë agjenda jonë e përbashkët e cila na prinë për të përmirësuar nivelin në mirëqenien për të gjithë sepse ato kanë të bëjnë më përmirësimin dhe qasjes në arsim, në luftimin e pabarazive, në avancimin e barazisë gjinore, ndërtimin e qyteteve të mençura, dhe me një infrastrukturë të përshtatshme, qasje në ujë dhe energji të pastër.. Video: 07:47 “Derisa vizioni orientues dhe zhvillimor, vërtete prioritetet ta shohim nga ekzekutivi, ne e kemi obligim që të sigurohemi si kuvend, që ky vizion të përmbushet”, ka thënë Nagavci.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se rekomandimet e tyre janë që Kosova të vazhdojë të punojnë, në mënyrë që ta kenë ndihmën në rrugën drejt BE-së.

Richardson: Objektivat bazohet në disa shtylla që kanë të bëjnë me mirëqenien e njerëzve

“Arsyeja pse janë bërë këto objektiva ka qenë për t’iu përgjigjur krizave me të cilat ballafaqohet bota në atë kohë. Ishte kriza ekonomike dhe financiare në nivel botëror, dhe kishim modele ekonomike të cilat kanë qenë produktive për të gjithë. Në atë kohë kishim një mospërputhje në mes të shoqërive, kishim problemet me klimën dhe kriza të ndryshme ambientale, dhe kjo na ka shtyrë që ta kemi agjendën 20-30 me OZHQ-të, dhe realizimin e këtyre 17 objektivave. Këto 17 objektiva janë ndërtuar në mënyrë që merret në shoqëri, pavarësisht që a ka të bëjë me hartimin e ligjeve apo politikave, dhe çdo vend duhet ta merr parasysh ndikimin që do ta ketë në ekonomi. Objektiva ka për qëllim që të arrij sa më shumë energji që është e mundur ndërmjet qëllimeve të ndryshme, dhe se ato janë bazuar në pesë shtylla dhe këto shtylla janë njerëzit, paqja, planeti, prosperiteti dhe partneriteti, dhe dëshiroj t’iu njoftoj për shtyllën e gjashtë që është parandalimi i konflikteve”, ka thënë Richardson.

Richardson ka thënë se këto fokusohen te njerëzit, por edhe te mirëqenia e njerëzve dhe është e ndërlidhur me atë se çfarë po ndodhë në planet, çfarë ndodhë në kuptimin e paqes, por edhe se ka shumë pak zhvillim që mund të arrihet në rast se nuk mund të ketë paqe, pra çdo progres socio ekonomik shpie tek sigurimi i paqes në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat