Presidenca: U dakorduam me Hotin për kërkesën e dorëheqjes së shefit të AKI-së

Aktuale

Presidenca: U dakorduam me Hotin për kërkesën e dorëheqjes së shefit të AKI-së

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Presidenca

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka kërkuar nga shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi që të liroj detyrën e tij.

E për shkarkimin e Gashit nevojitet edhe miratimi nga ana e u.d të presidentes, Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina ka thënë se ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë mes Osmanit dhe Hotit për këtë çështje.

“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, dr.Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, tha Kupina.

Gashi ishte emëruar në këtë pozitë në nëntor të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat