A ka mospajtime? Rama e Osmani takim pa media, s’mbajnë as konferencë

Aktuale

A ka mospajtime? Rama e Osmani takim pa media, s’mbajnë as konferencë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:20
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

(E plotësuar 16:30) - Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka mbërritur në kryeministri për të takuar shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Ramën, takim me të cilin mbyll ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Takimi mes Ramës dhe Osmanit është i mbyllur, ndërsa nuk do të ketë as konferencë për media.

Osmani dhe Rama në vazhdimësi nuk janë pajtuar për disa çështje, përfshirë edhe mini-Shengenin ballkanik, ku presidentja në detyrë edhe dje, ndryshe nga kryeministri, u shpreh se ky projekt është i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë. 

***

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka mbërritur në kryeministri për të takuar shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Ramën.

Me këtë takim e mbyll ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Takimi mes Ramës dhe Osmanit është i mbyllur, ndërsa nuk do të ketë as konferencë për media.

Osmani dhe Rama në vazhdimësi nuk janë pajtuar për disa çështje, përfshirë edhe mini-Shengenin ballkanik, ku presidentja në detyrë edhe dje, ndryshe nga kryeministri, u shpreh se ky projekt është i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat