Hoti: Ndriçimi i fatit të të pagjeturve prioritet i qeverisë

Aktuale

Hoti: Ndriçimi i fatit të të pagjeturve prioritet i qeverisë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
Foto gjatë takimit

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ndriçimin e fatit të të pagjeturve, ka pritur sot në takim ekipin e ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Republikës së Kosovës, i cili ishte i angazhuar në gërmimet vlerësuese gjatë javëve të fundit në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi.

Hoti i falënderoi ata për angazhimin e palodhshëm dhe profesional në ndriçimin e fatit të të pagjeturve gjatë gërmimeve në lokacione të ndryshme në Serbi por edhe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Hoti në takim theksoi se, ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i punës së Qeverisë së Kosovës dhe njëra ndër temat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ai ofroi mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë për punën e ekspertëve mjeko-ligjor dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,  mbi supet e të cilëve bie e gjithë barra për  ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat