Deputeti i LDK-së: Shefi i AKI-së ka pasur që të raportojë sot në Kuvend, por nuk ka ardhur

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Shefi i AKI-së ka pasur që të raportojë sot në Kuvend, por nuk ka ardhur

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Ilir Ferati

Kryeministri Avdullah Hoti, sot i kërkoi drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashit lirimin e detyrës.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe deputeti i LDK-së Ilir Ferati, i cili tha se edhe sot Gashi ka qenë i ftuar për raportim në Komision por që i njëjti nuk mori pjesë pas ftesës që i bëri për takim kryeministri Hoti.

“Sot është hera e parë që unë kam marrë pjesë si anëtarë në atë Komision.

Ne sot kemi pasur në Komision të ftuar drejtorin e AKI-së për të raportuar diçka mbi buxhetin. Para se të shkarkohet e ka shtyrë  pjesëmarrjen për shkak të një zhvillimi. Nuk kam më shumë informacione sepse ka qenë hera e parë që kam marr pjesë në atë mbledhje.

Ai nuk mori pjesë fare sepse u ftua nga kryeministri Hoti në takim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat