A pati koordinim mes Hotit e Osmanit për shkarkimin e Shefit të AKI-së? – flet Arban Abrashi

Aktuale

A pati koordinim mes Hotit e Osmanit për shkarkimin e Shefit të AKI-së? – flet Arban Abrashi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Arban Abrashi

Ministiri i Infrastrukturës Arban Abrashi, i cili vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur lidhur me zhvillimin e fundit, ku Kreshnik Gashi, u lirua nga detyra e Drejtorit të AKI-së.

Për këtë veprim, u tha se pati koordinim mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe ushtruesen e Detyrë së Presidentit, Vjosa Osmani, por lidhur me këtë, Arban Abrashi thotë se nga ajo që ka parë, kishte.

”Aq sa kam parë nga informatat dhe komunikimet mes këtyre zyreve që ishin publike, si duket ka pasur koordinim rreth këtij veprimi”.

”Nuk e di, sepse kjo është sipërmarrje mes Kryeministrit dhe Ushtrues detyrës së Presidentit”.

”Besoj ditëve në vijim do të sqarojnë arsyetimin më mirë rreth këtij veprimi.

Ai ka mohuar të japë detaje nëse arsyeja e shkarkimit të ish-shefit të AKI-së, ka qenë hapja e kasafortës së Zyrës së Presidencës.

”Nuk e di besoj se ditëve në vijim, qoftë zyra e Presidentit apo qoftë të zyrës së Kryeministrit do të njoftojnë më saktësisht rreth këtij veprimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat