Dy kërkesat e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë

Aktuale

Dy kërkesat e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë

Nga: A.Zh Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka përcjell dy kërkesa në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka thënë se Osmani ka kërkuar që të miratohet Rezoluta, e cila njeh dhe dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hiqet taksa në “Rrugën e Kombit”, përcjell Bota sot.

Sipas Abazit, të dy kërkesat e Osmanit, janë hapa që nderojnë dhe zhvillojnë të dyja vendet.

Reagimi i tij në Facebook:

Dy kërkesa nga Kryetarja e Kuvendit dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, u shprehën sot qartë në fjalimin e saj në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë:

1. Miratoni rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, në linjë me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

2. Hiqni traun në "Rrugën e Kombit".

Të dy kërkesat e qarta janë hapa që na bashkojnë e na nderojnë, na zhvillojnë së bashku e vendosin drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat