Ismail Syla zbulon detaje nga vizita e William Walker-it në Presidencë, ja për çfarë u bisedua

Aktuale

Ismail Syla zbulon detaje nga vizita e William Walker-it në Presidencë, ja për çfarë u bisedua

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:37
Ismail Syla, William Walker, Hashim Thaçi

Ismail Syla, këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e ish ambasadorit William Walker me rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Përmes një postimi në Facebok, Syla ka shpalosur detaje nga biseda e bërë në Presidencë.

Sipas Sylës,  Walker kishte folur për dy raste të cilat i kishin lënë shije shumë të hidhur.

“Së pari ishte metodologjia e autoriteve serbe gjatë periudhës së luftës.  Së dyti ishte gënjeshtra e aktivistëve të "Vetëvendosjes!, që kishin bërë prerjen e një viedo, ku gjoja ambasador Walker nuk përshëndetej me Presidentin Thaçi”, ka shkruar Syla në Facebook.                           

Postimi i plotë:

Më rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut, ambasadori William Walker u prit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë bisedës ambasadori Ëalker foli për përvojën e tij si kryesues i misionit verifikues të OSBE-së në vitet e luftës në Kosovë, 1998 - 1999.

Ai me modestinë e njeriut fisnik tha se nuk ka bërë asnjë trimëri të veçantë, pos që ka thënë të vërtetën për Masakrën e Reçakut, ku forcat serbe kishin kryer krim kundër njerëzimit.

Gjatë bisedës, ambasadori Walker tregoi edhe për rolin e gjashtë zëvendësave të tij, ku secili prej tyre përpiqej të paraqiste veten si zëvendës i parë.

E vërteta e ambasadorit shpërtheu në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ambasadori Walker foli edhe për dy raste, që përkundër përvojës së tij jetësore, i kishin lënë shije shumë të hidhur, të lidhura me gënjeshtrën:

Së pari ishte metodologjia e autoriteve serbe gjatë periudhës së luftës.

Së dyti ishte gënjeshtra e aktivistëve të "Vetëvendosjes!, që kishin bërë prerjen e një viedo, ku gjoja ambasador Walker nuk përshëndetej me Presidentin Thaçi.

Ambasador Walker nuk e di a do të vijë në Kosovë më 15 janar 2021, duke marrë parasysh pandeminë.

Nëse vjen, sigurisht që do të flet edhe për shijen e tretë të hidhur të gënjeshtrës. Për "vazhdimin" e kontratës nga ud-ja Vjosa Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat