Pas polemikave për librin, reagon Agim Bahtiri

Aktuale

Pas polemikave për librin, reagon Agim Bahtiri

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:02
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas polemikave që u shkaktuan pas publikimit të librit “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021”, të autorit Hysen Ibrahimi.

Ai përmes një sqarimi publik ka thënë se për këtë libër nuk është dhënë asnjë cent nga Komuna e Mitrovicës.

“Para se të publikojnë shpifje të llojit të tij, mediat është mirë që t'i verifikojnë pretendimet e secilit apo të paktën ta kontaktojnë edhe palën tjetër që atakohet, në këtë rast mua”, thuhet në sqarimin e Bahtirit.

Sqarimi i plotë i Bahtirit:                   

Sqarim për opinionin:

Pas publikimit të kopertinave të librit “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021” të shkrimtarit Hysen Ibrahimi, një person i dështuar politikisht i është kthyer zanatit të tij të shpifjeve ndaj meje, krejt kjo për shkak se e kam mundur bindshëm në garën për kryetar komune në vitin 2017.

Për shpifjen e tij se libri është paguar me parat e komunës, unë qytetarëve dhe mediave ua bëjë të ditur faktin se asnjë cent për këtë libër nuk është paguar e as që do të paguhet nga komuna.

Para se të publikojnë shpifje të llojit të tij, mediat është mirë që t'i verifikojnë pretendimet e secilit apo të paktën ta kontaktojnë edhe palën tjetër që atakohet, në këtë rast mua.

Pra, libri është duke u përgatitur nga shkrimtari Hysen Ibrahimi dhe do të botohet nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“.

AB

Image
Ballina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat