Kushtetuesja merr vendim për lëndën për Thaçin që ishte iniciuar nga Vetëvendosje

Aktuale

Kushtetuesja merr vendim për lëndën për Thaçin që ishte iniciuar nga Vetëvendosje

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Hashim Thaçi

Dorëheqja nga posti i presidentit ka qenë arsyeja që Gjykata Kushtetuese të ndërpresë procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij të dhënë në muajin mars se ”qytetarët s’janë të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti” për kufizim të lëvizjes në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Në një njoftim të Kushtetueses, theksohet se pasi që Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe se nga deputetët e Kuvendit ishte kërkuar kushtetutshmëria e veprimit të Presidentit, “Gjykata më nuk ka rast para vetes".

Më 23 mars, pak orë pasi Qeveria Kurti kishte vendosur për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, ish-presidenti Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme kishte thënë se vendimi ishte shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai kishte thënë se vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes mund të bëhej vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Tutje ai kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të zbatonin ”vendimin antikushtetues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat