Qartësohet Limaj: Kjo është e vërteta mbi kandidaturën time për president

Aktuale

Qartësohet Limaj: Kjo është e vërteta mbi kandidaturën time për president

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjëherë nuk e ka shpallur kandidaturën për president të vendit.

Limaj thotë se për të nxjerrë vendin nga kriza duhet një zgjidhje kreative.

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje kreative, të bëjmë diçka tjetër. Lehtë është të themi hajde të shkojmë në zgjedhje. Nuk është kaq e lehtë. Po të shkojë afati kushtetues nuk ka kush i shpallë zgjedhjet. Habitem se si forcat politike e dinë këtë situatë dhe nuk ulen e të tregohen të përgjegjshëm”, tha ai në emisionin Pressing.

“Nisma është e përgjegjshme. E kemi ditur në fillim se nuk do t’i kemi votat për president si koalicion. Duhet një konsensus i gjerë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat