Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pretendimi i zyrës së U.d. të presidentit që dikush nga AKI ka pasur qasje dhe ka hapur kasafortën me dokumente zyrtare është qesharak.
Ai thotë se vetëm presidenti i vendit e ka shifrën për hapjen e kasafortës.
“Leni këto pallavra. Shifrën e kasafortës e ka vetëm presidenti. Shifrën e ka vetëm presidenti. Nuk mund të bëhet pa procesverbal. Duhet një procedurë”, tha ai.
Ai tutje pati kritika ndaj vendimit të sotëm të kryeministrit për shkarkimin e drejtorit të AKI’së.